Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka thënë se marrëveshja e nënshkruar dje (4 shtator) në Uashington është e mirë për Serbinë derisa zbuloi edhe për diskutimet e brendshme që ndodhën atje.

“Shqiptarët thanë se do të nënshkruanin gjithçka nëse kthehej pika 10. Nuk ka njohje të ndërsjellë, serbët mund të qëndrojnë të qetë. Kur bëhet fjalë për Mini-Shengen, ata kishin disa kundërshtime, ata u përzien me Shenzhen, as ne dhe as amerikanët nuk e kuptuam vërtet”.

Vuçiç po ashtu ka thënë se marrëveshja nuk është trepalëshe, por mes Serbisë dhe SHBA-së, shkruan B92.

“Kjo nuk është një marrëveshje trepalëshe, por një marrëveshje dypalëshe. Pala e tretë nuk njihet si subjekt i së drejtës ndërkombëtare” tha Vuçiç.

Lexo edhe: Ora News zbardh marrëveshjen, Kosova pjesë e minishengenit, Serbia ndalon për një vit fushatën për çnjohjet

Nënshkruhet marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Washington, firmos edhe Trump