“Pas Lombardisë e Campanias nuk përjashtojmë mundësinë që dhe rajone të tjera italiane mund te kënë limitime në lëvizje të popullsisë e të aktiviteteve tregtare”.

Kështu ka deklaruar pasditen e sotme kryeministri italian Giuseppe Conte gjatë fjalës së tij në dhomën e Senatit ku parashtroi masat e marra së fundmi nga qveria e tij në luftën kundër pandemisë Covid 19, raporton gazetarja e Ora News në Itali Alba Kepi.

Në 24 orët e fundit Italia ka regjisturar 15199 të infektuar e 127 viktima Covid 19.

Numri i përgjithshëm i viktimave ka arritur në 36 832 e i të infektuarve në 449 648.

Në 24 e fundit janë regjsitruar 2369 të shëruar më shuëm duke e cuar numrin etyre në 257374.

Persona aktualë aktivë pozitivë me koronavirus janë 155 442.

Rajonet më preokupuese me numrim më të lartë të të infektuarve janë Rajoni i  Lombardisë janë regjistruar 4125 të infektuar më shumë. në Piemonte 1799 , në Lazio 1219 e në Kampania 1760 e në Veneto 1422.

Në 24 orët e fundit janë kryer 177 848 tampone.