50 milionë lekë gjobë për nënkryetarin e PD, nuk shpëton as Belind Këlliçi

50 milionë lekë gjobë për nënkryetarin e PD, nuk

Edmond Spaho, Drejtues politik i Partisë Demokratike ne Korçë, është gjobitur 5 milionë lekë, për shkak të shkeljes së aktit normative për rregullat kundër koronavirusit. Ai ka organizuar një takim elektoral që sipas policisë, është në kundërshtim me rregullat e vendosura nga Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Po të enjten, me 5 milionë lekë u ndëshkua dhe kreu i FRPD, Belind Këlliçi. Pas kësaj ai publikoi në profilin zyrtar në Facebook, fletën e gjobës dhe qëndrimin për standardin e dyfishtë që ndiqet në rastet e shkeljes ligjore.

"Akti teatral i radhës ishte gjobitja ndaj Erion Veliaj. Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka shfuqizuar dy dënimet me gjoba për Veliajn, sepse nuk ka konstatuar shkelje nga ana e Veliajt dhe ka shfuqizuar gjobat me 35 mijë lekë dhe 40 mijë lekë. Gjobat janë vetëm për opozitën. Janë për këdo që i bën opozitë urdhrave të Ramës."

Më herët, për shkak të shkeljes së aktit normativ janë gjobitur me 5 milionë lekë edhe, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, Sekretari i Përgjithshëm I LSI Endrit Braimllari, dy përfaqësues politik të PD në Manëz dhe Shkallnurë, kreu i Shoqatës Durrësi autokton, Avdulla Deliallisi, pasi ky i fundit organizoi një takim ku mori pjesë edhe Presidenti Ilir Meta, ndërsa me 1 milionë lekë është gjobitur kreu i Bashkisë së Skraparit Adriatik Mema.

Ndërkohë Mira Rakacolli, kryetare e Komitetit të Ekspertëve, nuk u ndëshkua edhe pse ajo u shfaq në një foto me rreth 14 persona ne një sallë të vogël pa ruajtur distancën fizike, po ashtu edhe ministrja Spiropali i ka shpëtuar ndëshkimit për tubimet. Në total vlera e gjobave e vendosur nga Policia e Shtetit ndaj përfaqësuesve politikë është 36 000 000 lekë.

Vetëm ne 24 orët e fundit kanë marre masa administrative 1 mijë e 124 qytetarë.

Lexo edhe:

Gjobitet me 50 mln lekë, Këlliçi: Gjobat janë vetëm për Opozitën, edhe 66 ditë dhe ju pret 25 Prilli

Vendi Lajme Covid-19 policia Politikë Lajmi i fundit PD edmond spaho Aktualitet

EMISIONET