5 qershori ngec tek Ligjet: Ndryshimet në ligjin e Prokurorisë bien ndesh me reformën në drejtësi

5 qershori ngec tek Ligjet: Ndryshimet në ligjin e Prokurorisë bien

Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshmë nuk janë dakord që Kryeprokurori dhe drejtuesi i SPAK të jenë të detyruar me ligj që t’i japin informacion KQZ për hetimin e krimive zgjedhore. Sipas këtyre dy institucioneve, kjo marrëveshje politike, bie ndesh me reformën në drejtësi dhe cënon pavarësinë e prokurorëve.

Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria e Përgjithshme  me mbështetjen e socialistëve në Komisionin e Ligjeve kanë dalë kundër Këshillit politik.

Sipas dakordësimit politik mes PS dhe PD, kryeprokurori dhe drejtuesi i SPAK detyrohen me ligj që të japin informacion KQZ-së, brenda 15 ditesh, për hetimin e veprave penale në fushën e zgjedhjeve.

Por këto ndryshime sipas Prokurorisë së Përgjithshme dhe Ministrisë së Drejtësisë bien ndesh me reformën në drejtësi.

"E kemi konsiderruar të pabazuar në Kushtetutë por propozimet cënojnë edhe pavarësinë e prokurorit në ushtrimin e funksioneve."

Manja: Është e tepërt sepse nuk merr në konsideratë parashikimet e nenit 103 dhe 279 të kodit të procedurës penale që ka të bëjë me ndalimin e publikimit të akteve dhe ruajtjen e sekretit hetimor gjatë hetimeve paraprake.

Gjithashtu sipas këtyre ndryshimeve, pjesë e paketës me 7 ligje të dakordësuar mes Gjiknurit dhe Bylykbashit, SPAK do të hetonte krimet zgjedhore.

Por ky formulim sipas institucioneve janë të pabazuara në Kushtetutë.

"Për çdo çështje në fushën e krimeve zgjedhore do të duhej që vetë drejtuesi i prokurorisë të jetë përgjegjës për atë çështje, kështu që në vlerësimin tonë bie ndesh me parashikimet aktuale ligjore si dhe me reformën në drejtësi."

Për shkak të këtyre kundërshtive dhe mungesës së relatorit Alket Hyseni, Komisioni i Ligjeve vendosi të shtyjë diskutimin në një mbledhje tjetër.

Vendi Lajme Politikë marreveshja e 5 qershorit komisioni i ligjeve ligji per prokurorine

EMISIONET