Me 436 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit, 91 pacientë të intubuar në Njësitë e Kujdesit Intensiv dhe 6 vdekje.

Ky është bilanci i Covid-19 në Greqi gjatë 24 orëve të fundit duke shkaktuar frikë e panik në shtetin fqinj.

Sipas mediave helene, “kjo enjte, 8 tetor 2020 është padyshim një ditë jashtëzakonisht e vështirë në luftën kundër pandemisë në vendin tonë”, raporton Ora News.

Nga nisja e pandemisë, Greqia numëron 21381 të infektuar, nga të cilët 55.85 burra, ndërsa 430 pacientë kanë humbur jetën.

Mosha mesatare e pacientëve që nuk e kanë fituar betejën me Covid-19 është 78 vjeç, raportojnë autoritetet greke, ndërsa numri i pacientëve në intubim është 91 (72,5% burra).

/a.r, OraNews