Instituti Italian i Shëndetit Publik informon se 33 substanca psikoaktive të kategorizuar si lëndë narkotike janë futur në tregun italian në fazën post lockdow të vendit.

Nga muaji maj deri në tetor të 2020 forcat e rendit kanë kryer 137 sekuestrime të këtyrë substancave, shifër kjo trefish më e lartë se e nëjta periudhë kohore e nëj viti më parë, raporton nga Italia gazetarja e Ora News, Alba Kepi.

Janë identifukuar dy lloje kanabis sintetikë “MDMB-4en-PINAC” dhe  “4F-MDMB-PINACA”, të cilat janë nën monitorimin special të Europës e nën vëzhgimin e Expert Commitee on Drug Dependence për shkak të rreziku të lartë që shkakojnë në shëndetin publik.

Gjithashtu Instituti Italian i Shëndetit Publik informon se janë shtuar rastet e intosikimeve  nga lëndë të reja narkotike të përdoruesve të drogës.

Sistemi Kombëtar italian i Alarmit të Lëndëve narkotike ka informuar se shumë shpejt do të shpërndajë një katalog lëndësh psikoative që janë në qarkullim e që do të ndihmojnë forcat e rendit e mjekësinë legale të informohen e të analizojnë në laboratorë intosikimet akute o fatale nga këto substanca.

Sipas të dhënave të mbledhura deri më sot është parashikuar që viti 2020 të ketë një shtim të trafikut ilegal të këtyre substancave psikoaktive madje dhe për ato që shfaqen për herë të parë në territorin e Bashkimit Europian.

/OraNews