280 raste të reja, 93 pacientë të intubuar dhe 13 viktima.

Këto janë shifrat e Covid-19 të regjistruara në Greqi gjatë 24 orëve të fundit.

“93 bashkëqytetarë po trajtohen me intubim. Mosha e tyre mesatare është 68 vjeç. 26 (28.0%) janë gra dhe pjesa tjetër janë burra. 91.4% e pacientëve të intubuar kanë një sëmundje shoqëruese ose janë 70 vjeç ose më të vjetër”, njoftojnë autoritetet helene.

Me shifrat e sotme, Greqia numëron në total 22,358 persona të infektuar dhe 449 viktima, përcjell Ora News.

Shpërndarja gjeografike

– 25 raste gjatë kontrolleve të kryera në portat hyrëse të vendit

– 1 rast i importuar që erdhi vullnetarisht për kontroll

 – 141 raste në rajonin e Atikës, nga të cilat 28 shoqërohen me shpërthime të njohura

– 19 raste në Selanik

• 1 rast në Etoloakarnania

• 9 raste në Achaia

• 3 raste në Beotia

• 1 rast në Evros

• 1 rast në I Ilias

• 5 raste në Heraklion

• 15 raste në Janinë

• 1 rast në Prefekturën e Karditsa

• 4 raste në Korfuz

• 14 raste në Kozan

• 5 raste në Korint

• 4 raste në Lakonia

• 3 raste në Larisa

• 2 raste në Lesvos

• 1 rast në Magnez

• 1 rast në Naxos

• 3 raste në Pella

• 2 raste në Pieria

• 1 rast në Rodos

• 3 raste në Samos

• 1 rast në Serres

• 2 raste në Sporada

• 1 rast në Trikala

• 1 rast në Chania

• 3 raste në Kios

/a.r, OraNews