25 prilli, Kryemadhi: Për kandidaturat do konsultohemi me PD, bashkë para dhe pas 25 prillit

25 prilli, Kryemadhi: Për kandidaturat do konsultohemi me PD, bashkë

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim ka folur gjatë bashkëbisedimit me gazetarët edhe për koalicionin me PD.

Kryemadhi ka thënë se për LSI parësore është integrimi i vendit dhe për këtë nuk ka negociata as me partnerët politikë, teksa ka shtuar se për shpalljen zyrtare të kandidaturave do të konsultohet edhe me PD.

“LSI një nga pikat e panegociueshme që ka me veten e saj dhe me çdo partner politik, është ajo e integrimit europian, përfshirja e Shqipërisë në BE dhe në të gjithë sistemin dhe funksionimin jo vetëm përsa i përket ligjit dhe emrit, por edhe jetesës, sepse ne mendojmë që një qytetar shqiptar nuk është europian vetëm prej hartës, por nga jetesa si europian dhe shteti sillet ndaj tyre si shtet europian. Më pas vjen që kemi disa pika të përbashkëta si ajo e koncesioneve, kemi disa pika të përbashkëta, dakordësi që do ti zhvillojmë më vonë pas PD të mbarojë procesin e saj të përzgjedhjes së kandidatëve dhe të programit.

Edhe ne si LSI kemi zgjedhjet e delegatëve të konventës me 21 nëntor dhe zgjedhjet e strukturave drejtuese të LSI. Me 5 dhjetor kemi Konventën Kombëtare, ku do të jenë edhe pikat kryesore që ne do të angazhohemi në Parlamentin e ardhshëm që do të jenë të panegociusheme. Para se të mbyllen dhe të jenë deklarative, do të kemi një konsultim dhe me partnerët tanë të frontit opozitar, sepse jemi bashkë para dhe pas 25 prillit për t’ju ofruar shqiptarëve atë që kanë kërkuar gjithë këtë kohë”, ka thënë Kryemadhi.

Vendi Lajme monika kryemadhi LSI Aktualitet bashkebisedim me gazetaret

EMISIONET