Takimi me drejtuesit e qarqeve dhe sekretariatin, Basha: Më 25 prill Shqipëria fiton

Takimi me drejtuesit e qarqeve dhe sekretariatin, Basha: Më 25 prill

20:44 - Kryetari i Partisë Demokratike reagon në Facebook pak minuta pas përfundimit të takimit me drejtuesit politikë të qarqeve dhe sekretariatin.

"Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë. Më 25 Prill Shqipëria fiton ", shkruan kryedemokrati në postimin e tij.

18:48 - Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka mbledhur për një takim në selinë blu drejtuesit politikë të qarqeve dhe sekretariatin.

Afrimi i zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, strategjia e PD në fushatë elektorale dhe puna e nisur në terren janë temat që do të diskutohen.

Gjatë ditëve të fundit, kryedemokrati Basha dhe eksponentë të tjerë të PD-së kanë qenë shumë aktivë në prezantimin e një pjese të programit politik të selisë blu.

Deri tani, PD ka publikuar programin për ekonominë, shëndetësinë, arsimin dhe rininë.

Drejtuesit e PD në qarqe:

Tirana: Aldo Bumçi do të drejtojë degët 1, 12 dhe 14. Jorida Tabaku do jetë drejtuese në degët 2, 3 dhe 10.

Alfred Rushaj do jetë në krye të degëve 4 dhe 8. Ndërsa Grida Duma do jetë e deleguar në Kavajë dhe Rrogozhinë.

Agron Shehaj do jetë në krye të degëve 5 dhe 7, ndërsa Albana Vokshi do angazhohet në degët 9 dhe 11.

Për kreun e FRPD, Belind Këlliçi, Basha ka menduar që të jetë në krye të degëve 6, 13, 15 dhe 16. Ndërsa Flamur Noka në Kamëz, Paskuqan dhe Vorë.

Durrës: Edi Paloka

Elbasan: Gazment Bardhi

Korçë: Edmond Spaho

Lezhë: Mark Marku

Fier: Enkelejd Alibeaj

Gjirokastër: Tritan Shehu

Berat: Tomor Alizoti

Kukës: Flamur Hoxha

Shkodër: Helidon Bushati

Vlorë: Bujar Leskaj

Dibër: Xhelal Mziu

/OraNews

Vendi Lajme Politikë Lajmi i fundit PD basha Aktualitet zgjedhjet e 25 prillit takim selia e pd

EMISIONET