Përmes një postimi në Facebook, Presidenti i Republikës Ilir Meta kujton 22-vjetorin e Referendumit të 22 Nëntorit 1998.

Teksa citon nenin 2 të Kushtetutës, “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit“, kreu i shtetit garanton se përmes referendumit të 25 Prillit, populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve.

Sot mbushen 22 vjet nga Referendumi i 22 nëntorit 1998, miratimit të Kushtetutës nga populli.

Neni 2 i saj, thotë: “Sovraniteti në Republikën e Shqipërisë i përket vetëm popullit”.

Vetëm populli do t’ja u kthejë legjitimitetin institucioneve përmes REFERENDUMIT të 25 prillit.“, shkruan Meta.