22 mijë dollarë nata në Greqi, komentuesit i kthehen ashpër Rita Orës: Pse nuk vjen në Shqipëri

Rita Ora dhe i dashuri i saj, Romain Gavras janë duke pushuar në Greqi.

Spas “Daily Mail”, në hotelin ku po pushon këngëtarja shqiptare po paguan  22 mijë dollarë nata.

Ky fakt mesa duket i ka revoltuar fansat e këngëtares të cilët kanë komentuar në fotot e saj duke i thënë që pushimet mund t'i bënte dhe në Shqipëri.  

Të shumtë janë ata të cilët e kanë ftuar Ritën të shkojë në Sarandë, duke qenë se ndodhet edhe shumë afër.

Ata gjithashtu nuk kanë lënë pa ja listuar këngëtares edhe bukuritë që Shqipëria ka.

EMISIONET