"2021, viti i Gjykatës së Lartë" Sadushi: Për 2-3 vjet ezaurojmë stokun e dosjeve të pagjykuara

"2021, viti i Gjykatës së Lartë" Sadushi: Për 2-3

Ndonëse me numër të kufizuar anëtarësh Gjykata e Lartë ka mundur të shqyrtojë 2 mijë dosje brenda 8 muajve. Numri dy i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, thotë se prioritet për 2021 do të jetë edhe hapja e garës për plotësimin e tre vendeve në Gjykatën Kushtetuese.

Edhe pse me 3 anëtarë Gjykata e Lartë ka mundur të japë rreth 2 mijë vendime për një periudhe 8 mujore nga stoku me 36 mijë çështje që u përball kjo trupë. 

Në daljen e parë publike pas emerimit në këtë institucion,  zv/kryetari i kesaj gjykate Sokol Sadushi,  ka bërë bilancin e punës 8 mujore

"Për periudhën Prill-Dhjetor 2020 u shqyrtuan 1,957 çështje, nga të cilat 858 vendime përfundimtare dhe të ndërmjetme që i përkasin Kolegjit Administrativ, 627 vendime të Kolegjit Civil dhe 471 vendime të Kolegjit Penal."

Numri dy i Gjykatës së Lartë renditi edhe objektivat për vitin 2021 një nga të cilat është  edhe  hapja e garës për  merimin e tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga radhët e gjyqtarëve  por kjo sipas tij nuk varet  vetëm prej tyre.

Lexo me shume: “S’do bëhemi pengesë” Gjykata e Lartë do të hapë garën për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese

Ndonëse nuk dha një afat kur mund të zhbllokohet situata  me dosjet ne Gjykatën e  Lartë, Sadushi e quan të panevojshëm amendimin e Ligjit për shtim te numrit të gjyqtarëve në këtë gjykatë.

"Nëse 3 gjyqtarë gjykojnë 2000 çështje me këtë intensitet pune, me këtë metodologji të qartë, për një  vit , jam i bindur që 6 gjyqtarë do të gjykojnë minimumi 12.000 çështje dhe unë jam shumë i bindur që për sa kohë që vetë me kolegët e mi e kemi provuar që mund të realizohet, pa u nxituar, por natyrisht duke ecur ashtu siç duhet në vendimmarrjen gjyqësore, jam i bindur që do marrim një minimun prej 12.000 çështjesh në vit nga 4000 që ka pasur Gjykata e Lartë në periudhën e saj më të mirë.

Shpresoj që për një periudhë 2-3 vjeçare me këtë ritëm mund ta realizojmë  evadimin e rënduar të këtij stoku. Megjithatë jam i bindur që 2021 nuk do të ketë ritmin e 2020 sepse e para ne dimë se çfarë të bëjmë dhe e dyta edhe projekti që ne kemi me "Justice for all" (drejtësi për të gjithë) jep një lehtësi shumë të madhe që ky ritëm të jetë shumë më i lartë se 2000 çështjet që unë përmenda për periudhën e vitit 2020".

Sadushi beson se 2021 mund të jetë viti i Gjykatës së Lartë qoftë në formatim e saj dhe faktit që ajo do luaj rolin për të ngritur Gjykatën Kushtetuese në mënyrë të plotë.

Prej afro tre vitesh edhe Gjykata e Lartë  ashtu si ajo Kushtetuese doli jashtë funksionit për numrin e pakët të gjyqtarëve të cilët u larguan për shkak të vettingut.

Vendi Lajme Kronike gjykata e larte sokol sadushi

EMISIONET