Trafik i rënduar në aksin rrugor Mamurras-Tiranë.

Numri i lartë i automjeteve në rrugë edhe këtë të dielë post-festës së Vitit të Ri ka bërë që qytetarët të presin me minuta të tëra në rrugë për të mbërritur në kryeqytet dhe jo vetëm.

Shkak për këtë ngarkesë në rrugë është bërë edhe një incident i ndodhur pasditen e sotme pranë mbikalimit të Laçit ku një makinë shpërtheu në flakë.

Lexo edhe:

Përplaset me trafikndarsen, makina shpërthen në flakë pranë mbikalimit të Laçit

Pamjet e mëposhtme flasin vetë dhe nuk kanë nevojë për shumë komente.