Vetëm pak orë pasi emisioni investigativ “BOOM” në Rtv Ora  denoncoi me me zë dhe figurë skandalin e ndodhur te kopshti publik  “Katër Stinët” ku një punonjëse kishte rezultuar me Covid-19 dhe mbahej sekret, Instituti i Shëndetit Publik njofton mbylljen e kopshtit.

Ndërkohë janë lajmëruar për marrjen e tamponëve stafi dhe fëmijët.

“BOOM” denoncoi se fëmijët vijonin të frekuentojnë kopshtin, pasi prinderit nuk janë në dijeni të situatës.

Punonjësja: Njëra nga ato ka qenë pozitive, të tjerat jo.

Prindi: Unë nga ju po e dëgjoj, nuk e di çfarë është kjo që po thuhet (i thotë gazetares).

Ky lajm u konfirmua zyrtarisht edhe nga Drejtoria e Përgjithshme e Kopshteve dhe Çerdheve.

Enkelejda Isaku: Po ka dalë. Ka njoftuar. Nuk kemi detyrim ligjor për të njoftuar prindërit.

Ndërkohë Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Tiranë as nuk ishte në dijeni të rastit, madje i kërkoi gazetares që t’i tregojë sesi quhet punonjësja e infektuar me Covid-19.

Sekretarja:Nëse keni një emër se kush është, se ne nuk e dimë.

Sipas burimeve për emisionin “BOOM”, punonjësja e prekur nga Covid-19 i ka shërbyer dhjetra fëmijëve dhe ka pasur kontakte të afërta me to.

Aktualisht edhe Drejtoresha e këtij kopshti publik është me raport pasi rezulton të jetë e sëmurë.