Nënkryetarja e LSI për Tiranën, Brisida Shehaj reagon pas vendimit të KQZ për të gjobitur me 1500 lekë kreun e Kadastrës Lushnje, i cili shpërndante leje legalizimi në krah të deputetit të PS Bujar Çela.

Sipas Shehajt, ky vendim është thjesht legalizim i blerjes së votës.

“Bravo Kqz-ja. Kështu siç e keni nisur thjesht do na nderoni. Ai shkon dhe blen vota me legalizime dhe gjobitet me 1500 lekë. Përfundimisht po thoni, po legalizojmë blerjen e votës.

Pra sot Rilindjes i bërë dy ndere, e para legalizoni vjedhjen dhe e dyta i ulët çmimin votës se gjynah të shkretët. Kësaj i thonë qesh se nuk qaj dot”, shprehet Shehaj në reagimin e saj.

Lexo edhe:

Shpërndau leje legalizimi, KQZ me “dorë të hekurt”, dënon me 1500 lekë kreun e Kadastrës Lushnje

Janë mbi 20 ankimime nga qytetarët dhe partitë politike për përdorimin e aseteve publike nga deputetët dhe ministra të mazhorancës  për interes të fushatës eleketorale.

Por sipas KQZ, nëse një deputet shpërndan leje legalizimesh nga sot deri në datën e zgjedhjeve të 25 prillit nuk do të ketë asnjë gjobë ndaj tij. Pavarësisht se Komisioni Qendror i Zgjedheve ndalon shpërndarjen e certifikatave të pronësisë nga zyrtarët e qeverisë për përfitime elektorale, deputetët janë të përjashtuar nga ky rregull.