Aktori i humorit Jul Deda poston shpesh foto e video me familjem e tij, bashkëshorten, djalin dhe vajzën.

Ditën e djeshme aktori Jul Deda ka pasur një ditë të veçantë pasi ai dhe bashkëshortja e tij kanë festuar 15 vite martesë.

Deda ka postuar një foto nga vendi ku u celebruan, në kishë bashkangjitur së cilës shkruan:

“Këtu, në këtë kishë të vogël në Shkodër, 15 vjet më parë i thamë PO njeri-tjetrit. U betuam që do krijonim familjen tonë të bukur dhe se do ta donim dhe ta respektonim njeri-tjetrin deri sa vdekja të na ndajë. Sot, vazhdojmë rrugëtimin tonë të bekuar dhe premtoj se do ta përfundojmë ashtu siç u betuam, bashkë deri në frymën e fundit. P.s. Ju dua shumë znj. Deda…!  ”, shkruan Juli.