15 mësues në veri nuk nisin punën, familjarë dhe të prekur me Covid-19

15 mësues në veri nuk nisin punën, familjarë dhe të

15 mësues nuk e kanë nisur ende punën në rajonin e veriut pasi ata ose familjarë të tyre janë të prekur me koronavirus. Drejtori rajonal i Arsimit thotë se kjo situatë nuk ka ndikuar në procesin mësimor. Shqetësim nga ana tjetër mbetet mësimi me turne, për shkak se shkollat e dëmtuara nga tërmeti nuk janë rindërtuar.

15 mësues në rajonin e veriut nuk  e nisën punën me 14 shtator, pasi ata ose familjarë të tyre janë të prekur nga koronavirusi.

Drejtori Rajonal i Arsimit, Bardhok Pulaj, konfirmon të dhjënat, ndërsa shton se mungesa e tyre nuk ka ndikuar në procesin mësimor, pasi për këtë janë marrë masa duke bërë zëvendësimin.

Bardhok Pulaj, Drejtor Rajonal i Arsimit Lezhë: ''Nuk është një numër shumë i madh. Shpresojmë të mos ketë rritje të numrit të tyre nga kontaktet që kemi në shkolla. Po e ndjekim çdo ditë hap pas hapi situatën që të marrim masa. Kemi mësues në dispozicion.''

Krahas pandemisë, në rajonin e veriut shqetësim mbetet mësimi me turne për shkak se shumë shkolla u dëmtuam nga tërmeti i i 26 nëntorit dhe procesi i rindërtimit nuk ka përfunduar!

Bardhok Pulaj, Drejtor Rajonal i Arsimit Lezhë: ''Janë shkollat sidomos në zonën e Kurbinit dhe të Lezhës, shkolla të cilat për shkak se u shembën nga tërmeti, mësimi zhvillohet edhe me 4 turne.''

Në të gjithë rajonin e veriut janë 77 shkolla 9-vjecare dhe 32 shkolla te mesme ku procesi mësimor zhvillohet me deri në katër turne.

Vendi Lajme koronavirusi ne shqiperi Aktualitet mesues

EMISIONET