Që Loredana po sillte një dokumentar e dinim, mirëpo a do ishte Mozzik pjesë e këtij dokumentari, jo.


Vetëm pak orë më parë Loredana i ka dhëmë fund dilemës tonë pasi ka publikuar trailerin dokumentarit.
Dhe pjesë e tij padyshim që do jetë dhe reperi.

Në videon e shpërndarë prej saj në rrjetet sociale shihen disa nga momentet kulminante të dokumentarit  dhe ndër të tjera edhe Mozzik, ku shprehet:

Po më bën për të qarë!

Dokumentar është i ndarë në 4 pjesë dhe pjesa e parë publikohet më 25 nëntor.