“Nuk është asgjë e rëndë. Vetëm një ose dy javë”.

Është vetë Zlatan Ibrahimoviç, i cili në një intervistë për suedezen “Sportbladet” siguron tifozët e Milanit se dëmtimi i pësuar në ndeshjen e fundit kundër Napolit nuk është aq serioz sa u fol në fillim.

39-vjeçari humbet kështu ndeshjen e nesërme në Europa League kundër Lille, raporton Ora News, ndërsa mbetet në dyshim ndeshja e fundjavës në kampionat kundër Fiorentinës.

Ndërkohë, Ibrahimoviç ka folur edhe pas fitimit për të 12-ën here të “Topit të Artë suedez”.

“Ndjej se jam akoma gjallë. Pastaj rezultatet flasin vetë, por pa punë nuk merrni asgjë në këmbim. Në këtë moshë ka shumë mentalitet.Uunë kam cilësitë e mia, talentin tim, por mendoj se gjithçka është në kokën time. Nëse dëshironi, mundeni”, është shprehur Ibrahimoviç që më pas shton:

“Unë përmirësohem dhe bëhem më i plotë me kalimin e ditëve. Pastaj, kam edhe një trajner që përshtat lojën me atë që mundem të bëj”.

Shtrydhni portokallin sa të mundeni

“Unë përpiqem të përqendrohem më pak në atë që është jashtë fushës. Gjashtë muajt e parë pas mbërritjes sime nuk ishte e lehtë të punoja, nuk e dija nëse trajneri do të qëndronte, madje as nuk e dija nëse do të qëndroja. Por klubi donte të ndryshonte filozofinë dhe, hap pas hapi, sot ne jemi bërë të fortë

E ardhmja? “Do të vazhdoj për aq kohë sa mund të bëj diferencën, ndryshe nuk është kënaqësi. Unë duhet të ndjehem i gjallë. Unë do të vazhdoj sa më gjatë që të jetë e mundur: siç thotë Mino: “shtrydhni portokallin për aq kohë sa mundeni “.

/OraNews