I ftuar në studion e Ora News, eksperti i ekonomisë, Pano Soko, foli lidhur me diskutimet e bëra sot në Komisionin e Sigurisë Kombëtare për “Buxhetin e 2021” për Ministrinë e Brendshme dhe institucionet e tjera në varësi të saj. Kërkesa e ministrit Lleshaj për rritje të rrogave për policët, sipas Sokos, ishte me vend, pasi rrogat e efektivëve duhen riparë. Por nga ana tjetër, eksperti i ekonomisë ndëshkoi kërkesën tjetër të ministrit të rendit, për shtim të uniformave blu, dhe kjo jo për shkak të buxhetit shtesë që do nevojitet, por për një arsye tjetër, përdorimi i tyre në kuadër të fushatës zgjedhore që po afron.

Soko: Rritja e pagave të polivëce ishte një nga kërkesat e nevojshme që bëri ministri sot. Sepse normalisht paga e policëve duhet riparë. Njëkohësisht edhe çështja e laboratorit të kriminalistikës dhe teknologjizimi i policisë, sepse duke patur parasysh që të gjithë ecin me teknologjinë e kohës, policia duhet ta ndjekë teknologjinë, aqsa mundet ta ndjekë.  Shqetësues m’u duk fakti se përse koërkonte rritje të numrit të policëve. Këtë nuk e kuptoj sepse në zgjedhjet e fundit dhe në zgjedhjet e të gjithë herëve, nuk kemi pasur ndodnjë problem real që policia duhej të përfshihej.

Normalisht janë ditë të ngarkuara, por për shkak të shkarkimit të përgjegjësisë së policisë për të qëndruar pranë qendrave të votimit, por ruajnë rendin në të gjithë pjesën tjetër të territorit. Më bëri përshtypje si kërkesë, jo thjesht për buzhetin shtesë që do të kërkojë, por pse duhet të përdorë policinë në suazën e të gjithë këtyre institucioneve gjatë fushatave elektorale. Sepse vjen fushata dhe fillojnë të gjithë instititucionet, marrin e fusin në punë qindëra njerëz. Pse? Vetëm për t’i përdorur për zgjedhje. Ky është një shqetësim real. Tani pse duhet të fillojë të përdoret edhe policia, që nuk është përdorur ndonjëherë, për fushata elektorale.

Intervista në studio me gazetaren Matilda Mcini, përgatiti për online, E.T