1000 ditë pas hekurave, SHBA thirrje Turqisë: Lironi filantropin dhe biznesmenin Osman Kavala

1000 ditë pas hekurave, SHBA thirrje Turqisë: Lironi filantropin dhe

Grupet e shoqërisë civile në të gjithë botën po i bëjnë thirrje Turqisë të lirojë filantropin dhe biznesmenin e shquar turk Osman Kavala, i cili ka kaluar 1.000 ditë në burg pa u dënuar kurrë për një krim.

Diplomacia amerikane u kërkoi të hënën autoriteteve turke të lirojnë biznesmenin dhe aktivistin Osman Kavala, i cili dje përfundoi ditën e 1000-të pas hekurave.

Kavala mbetet në burg edhe pse nuk është dënuar ende për asnjë krim, tha zëdhënësi i Departamentit  Amerikan të Shtetit.

"Shtetet e Bashkuara nënvizojnë rëndësinë e zbatimit të detyrimeve dhe angazhimeve ndërkombëtare.Ne i kërkojmë Turqisë që t'i përmbahet angazhimit të saj ndaj drejtësisë dhe sundimit të ligjit dhe të lirojë Osman Kavalas, ndërsa një proces i drejtë, transparent dhe i shpejtë do të vazhdojë të zgjidhë çështjen e tij" tha ai

Kavala është drejtori i organizatës për mbështetje të arteve jofitimprurëse dhe dialogut ndërkulturor Anadolu Kültür. Diplomacia tashmë ka shprehur shqetësimin për arrestimin e tij dhe aktakuzën kundër tij.

Organizatat për të drejtat e njeriut e konsiderojnë përndjekjen e Kavalas politike.

Biznesmeni dhe filantropi 62-vjeçar fillimisht u akuzua për përpjekje për rrëzimin e qeverisë në mbështetje të protestave të ambientalistëve kundër rizhvillimit të Parkut Gezi të Stambollit në 2013.

Një gjykatë e liroi atë në shkurt. Por ai u arrestua përsëri në të njëjtën ditë, disa orë pas lirimit të tij, si pjesë e një hetimi të veçantë për spiunazhin, për të cilin autoritetet turke thonë se janë të lidhura me grushtin e shtetit të dështuar kundër Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan në vitin 2016.

Kavala mbahet në burgun më të lartë të sigurisë në Silivria (Silivri), në një distancë të shkurtër nga Stambolli.

Autoritetet turke kanë burgosur dhjetëra mijëra njerëz, përfshirë gazetarë, karikaturistë, arsimtarë, gjykatës dhe të tjerë, që nga përpjekja për grusht shteti në korrik të 2016.

Bota Lajme Europa turqi osman kavala DASH

EMISIONET