'Rekord infektimesh dhe vdekjet që fshihen'/ Mjeku: Spitalet plot, te privati duhet të kesh mik

'Rekord infektimesh dhe vdekjet që fshihen'/ Mjeku: Spitalet

Dita e djeshme ka shënuar një rekord për sa i përket të infektuarve me Covid-19 në vendin tonë.

Në 24 orë, pas testimit të 3849 personave, janë regjistruar 1007 raste të reja.

Ndërsa në 4 spitalet COVID, po trajtohen 404 pacientë, 21 në terapi intensive nga të cilët 6 pacientë janë të intubuar.

Lidhur me këtë situatë ka reaguar edhe eksperti i shëndetit publik Erion Dasho.

Përmes një postimi në Facebook ai shprehet se kjo është këmbana e alarmit që i biem prej muajsh.

"Ndodhi pasi shteti, ministria dhe komiteti nuk bënë asgjë dhe i lanë qytetarët në mëshirën e virusit! Për situatën në spitale nuk po flet askush. Për tre ditë numri i të shtruarve u rrit nga 280 në mbi 400!

Shtretërit e pavionëve të infektivit në spitalet rajonale janë mbushur! Në spitalet private duhet të kesh mik dhe 2 apo 3 mijë euro nata që të gjesh vend! Vdekjet vazhdojnë të fshihen", shkruan ndër të tjera Dasho.

Reagimi i plotë i Erion Dashos:

1000!

Për herë të parë dje u diagnostikuan më shumë se 1000 persona në një ditë të vetme. Kambana e alarmit që kemi muaj që i biem!

Ndodhi pasi shteti, ministria dhe komiteti nuk bënë asgjë dhe i lanë qytetarët në mëshirën e virusit! Për situatën në spitale nuk po flet askush. Për tre ditë numri i të shtruarve u rrit nga 280 në mbi 400!

Shtretërit e pavionëve të infektivit në spitalet rajonale janë mbushur! Në spitalet private duhet të kesh mik dhe 2 apo 3 mijë euro nata që të gjesh vend! Vdekjet vazhdojnë të fshihen.

Nuk raportohen vdekjet në spitalet rajonale dhe as ato në shtëpi! Vetëm kur dalin shifrat e INSTAT, kupton se sa ka mashtruar qeveria! Ndërkohë, qeveria me një plan djallëzor e ka zhvendosur vëmendjen drejt vaksinës.

Çdo muaj kontrabandon nga një kuti kartoni, të cilën kush-e-di sa e paguan në kush-e-di cilin treg të zi, dhe pret me shpresë nga BE dhe COVAX.

Fatmirësisht, ashtu si shkruaja javën e shkuar, COVAX do të dërgojë shumë shpejt disa dhjetëra mijëra doza të vaksinës së Astra Zeneca-s, të cilat me shumë gjasa do të përfundojnë në show-n elektoral të Air Albania-s!

Janë zhdukur nga ekranet kompetentët që parashikuan "pikun" në dhjetor!

Janë zhdukur promovuesit e teorisë së imunitetit të tufës, të cilët harruan se kemi të bëjmë me një virus akoma të panjohur dhe se Tirana nuk është e gjithë Shqipëria.

Stina e virozave është në kulmin e saj dhe virusi mund të bëjë shumë më tepër dëme se sa ka bërë deri tani!

Është koha për përgjegjshmëri dhe veprim të shpejtë!

Lexo edhe:

Rekord infektimesh me Covid, 1007 raste të reja, 6 vdekje dhe 404 në spitale

Vendi Lajme Qeveria Covid-19 Sociale erion dasho Aktualitet spitalet infektimet

EMISIONET