Bashkëshortja e legjendës së Tiranës dhe mbarë futbollit shqiptar, Selman Stërmasi, Nezihat Stërmasi, feston sot 100-vjetorin e lindjes.

Dhe në një përvjetor të tillë nuk mund të mungonte urimi i presidentit të Republikës Ilir Meta.

Përmes një postimi në Facebook, kreu i shtetit e quan zonjën Stërmasi një tiranase fisnike dhe tifozen më të veçantë të fanellës bardheblu.

Urimi i Presidentit Meta:

“Në 100-vjetorin e saj të lindjes, një urim special për Nezihat Stërmasin, bashkëshorten e legjendës së Tironës dhe futbollit shqiptar, Selman Stërmasi dhe bijën e derës së madhe Petrela, gruan fisnike që mishëron si askush tjetër traditën qytetare tiranase, tifozen më të veçantë të fanelës bardhë e blu.
Gëzuar e jetofsh shekullin e dytë të jetës, me shëndet të plotë e me sa më shumë gëzime!”