Vietnami është vlerësuar si një histori suksesi përsa i përket pandemisë. Që prej fillimit të  daljes  së rasteve të para me koronavirus në botë, qeveria vietnameze ndërmori masat e menjëhershme të mbylles së kufijve.

Që prej fillimit të pandemisë, Vientami ka regjistruar vetëm 400 raste dhe deri tani asnjë vdekje. Mirëpo pas gati 100 ditë nga rasti i fundit në vend, së fundmi katër raste të reja janë shfaqur në Da Nang.

Duke qenë se ky qytet është një ndër qytetet më të vizituara nga turistët, qeveria u detyrua të izolojë qytetin për të shmangur rastet e tjera në vend. 

Kryeministri Nguqen Xuan Phuc, ditën e hënë urdhëroi banorët e Da Nang të ri-zbatojnë distancimin shoqëror dhe të mbyllin të gjitha shërbimet jo thelbësore.

Ai u shpreh se të gjithë banorët duhet të zbatonin këtë vendim të marrë të qeverisë për t’u kujdesur për veten dhe të afërmit e tyre.