Gjobat ndaj subjekteve politike dhe individëve që shkelin masat anti-Covid janë kthyer në kryefjalën e ditës.

Por, për Këshilltarin Juridik të Presidentit Ilir Meta, Bledar Dervishaj, këto masa shkelen çdo javë në Parlament.

Sipas Dervishajt, Kuvendi mblidhet çdo javë në seancë plenare me pjesëmarrjen minimalisht 100 dhe maksimalisht 150 persona, pa llogaritur edhe punonjësit e shërbimeve dhe sekretarisë, ndërsa pyet: “Ligjërisht si ja dalin të zbatojnë rregullat e masave anti COVID? Si zbatohet Akti Normativ nr.3/2020, njëkohësisht me Urdhërin e Kryetarit të Kuvendit?“.

Postimi i plotë i Dervishajt:

Kuvendi mblidhet çdo javë në seancë plenare.

Minimalisht janë pjesëmarrës 90 deputetë dhe maksimalisht 122. Pa llogaritur punonjësit e shërbimeve dhe të sekretarisë të Kuvendit, gardës së republikës dhe të ftuarit punonjës administrate që mbështesin ministrat e tyre për projektligjet që shqyrtohen. Pra në sallën e Kuvendit, çdo javë janë prezent minimalisht 100 dhe maksimalisht 150 persona.

Qytetari kurioz pyet:

Ligjërisht si ja dalin të zbatojnë rregullat e masave anti COVID? Si zbatohet Akti Normativ nr.3/2020, njëkohësisht me Urdhërin e Kryetarit të Kuvendit?

Më poshtë urdhëri për seancën plenare që shkoi.