Partia Demokratike ka kërkuar sot dorëheqjen e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka, pasi ministrja socialiste ka përdorur helikopterin e institucionit për fushatën e Partisë Socialiste në Dibër, ku kostoja minimale është 10 mijë euro për një fluturim.

Të kërkojë ndjesë dhe të japë dorëheqjen”, apeloi sot nga pranë Ministrisë së Mbrojtjes ish-deputetja Albana Vokshi.

Jam sot tek Ministria e Mbrojtjes për të shprehur shqetësimin për papërgjegjshmërinë e Ministres Olta Xhaçka dhe kryeministrit në ikje Edi Rama. Të premten është verifikuar një veprim që ajo e ka bërë shpesh, që kur është deleguar si drejtuese e qarkut në Dibër për Partinë Socialiste.

Olta Xhaçka ka përdorur privatisht helikopterin e Ministrisë së Mbrojtjes për fushatën e partisë në pushtet. Punët perosnale partiake i kushtojnë shtrenjtë shqiptarëve.

Udhëtimi me helikopter vajtje-ardhje nga Tirana në Peshkopi, kushton 10-mijë euro

Për të bërë fushatën e Partisë Socialiste, ajo ka futur duart në xhepin e secilit prej jush për të udhëtuar me helikopter nga Tirana në Peshkopi për disa takime partie“, vijoi Vokshi.

Më tej, ish deputetja demokrate kërkoi dorëheqjen e ministres Olta Xhaçka.

“Olta Xhaçka nuk mund ta kalojë në heshtje këtë skandal, që në botën demokratike ka kushtuar karrige ministrash dhe kryeministrash. Një person politik, me një grimcë ndërgjegje, nuk mund të heshtë. Akti i fundit që Olta Xhaçka duhet të bëjë sot është firmosja e dorëheqjes pasi t’u ketë kërkuar falje shqiptarëve. Personalisht, besoj se kjo nuk do të ndodhë”.

Denoncimi i plotë i Vokshit: