“Varrosen” 573 grekë në Këlcyrë, ceremonia bojkotohet nga familjarët e viktimave

Në Këlcyrë u mbajt ceremonia e varrosjes së eshtrave të 573 ushtarëve grekë të vrarë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke, që u gjetën në fushën e Dragotit.

Në ceremoninë e mbajtur me këtë rast ishte e pranishme Eleni Surani, atasheu i mbrojtjes në Ambasadën greke, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, dhe përfaqësues të komisionit dypalësh ndërshtetëror si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.

Ceremonia u krye sipas protokollit ushtarak grek dhe riteve fetare ortodokse, ndërsa media u mbajt larg. Por në pamjet e siguruara dhe sipas informacionit të konfimuar, nuk morën pjesë familjarë të viktimave.

Më herët, në korrik të këtij viti, në varrezat e Bularatit ishin varrosur eshtrat e 100 të rënëve të tjerë.

Të enjten, Ministrja e Jashtme greke tha se përfundoi një proces i vështirë, i trashëguar prej vitesh dhe që preokuponte marrëdhëniet dypalëshe për shumë vite.

Ndërkohë kërkimet e eshtrave do të vazhdojnë në zonat e Kosinës, Këlcyrës dhe Përmetit, sipas vendimeve përkatëse të komisionit dypalësh të ekspertëve, njoftoi më tej Ministria e Jashtme greke.


 

EMISIONET