Nga karta e studentit te pagesa e shkollës për të verbrit, shkeljet në ligjin e arsimit të lartë

Nga karta e studentit te pagesa e shkollës për të verbrit,

Ligji i arsimit të lartë dhe implementimi i tij ka problematika por edhe shkelje. Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, thotë se kjo reformë ka deformuar studentin. Lidhur me letrën e Gjonçaj të publikuar në Ora News, eksperti bën me dije se ky i fundit nuk duhej të kishte heshtur gjatë hartimit të reformës.

Nga karta e studentit te pagesa e shkollës për të verbrit janë disa nga shkeljet në ligjin për arsimin e lartë.

Problematikat, të cilat lindën fill pas këtij ligji janë ato që kanë sjellë edhe deformim të studentit shqiptar.

Ky është mendimi që eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti, ndan për këtë çështje, së cilës i adreson disa shqetësime.

Ndriçim Mehmeti: Karta e studentit në të cilën duhet të mbajë përgjegjësi. Shkelja e dytë që pranoi dhe vetë Kryeministri, në studio tha nuk e dija që ju të verbërit paguani. Ligji ka më shumë udhëzime. Nëse udhëzimet e zotit Rama, dhe të qeverisë dhe të Ministrisë së Arsimit ishin kaq të qarta atëherë pse u desh deklarimi i Ministres në pritje, zonjës Shahini, që ne të dërgojmë 54 specialistë.

Por këto nuk janë problemet e vetme. Që prej viti 2015, kreu i Komisionit për Reformën, Arjan Gjonçaj, tregoi disa shqetësime në një letër drejtuar kryeministrit Rama, të cilën Ora News e publikoi ekskluzivisht të hënën.

Por eksperti i arsimit, Mehmeti, thotë se Gjonçaj nuk duhej ta kishte lenë me kaq, pasi ai ishte në krye të reformës për arsimin e lartë.

Ndriçim Mehmeti: Zoti Gjonçaj duhej të na kishte lajmëruar me kohë që nuk ishte dakord në lidhje me problematikën që ai shtronte, duhet të na lajmëronte që njerëzit që do ta zbatonin reformën nuk ishin të përgatitur dhe të trajnuar për këtë qëllim, duhet të na sqaronte pse zoti Gjonçaj në reformën e vet ja la udhëheqjen Ministrisë së Arsimit kur këta ishin të papërgatitur, të patrajnuar, me mendësi komuniste, pse u la të drejtën që këta të kishin shumicën nëpër Borde.

Në letrën drejtuar Ramës, Arjan Gjonçaj, kishte adresuar shqetësime, bashkangjitur me to edhe zgjidhje.

Ai shprehej se mungesa e një përgjegjësi për reformën në Ministrinë e Arsimit krijonte një hendek të madh, ndaj për këtë propozonte emërimin si zevendësministër, një person që njeh reformën.

Sugjerimi ishte për një nga anëtarët e Komisionit, të cilët sipas Gjonçaj kanë kapacitetet akademike për këtë punë: Aleksandër Xhuvani, Anila Paparisto ose Myftar Barbullushi.

Por deri më sot asnjë nga këta emra nuk është në Ministrinë e Arsimit.

Megjithatë edhe pas kësaj letre, shqetësimet për ligjin e arsimit të lartë mbeten ekzistente.

Ndriçim Mehmeti thotë se vetëm rrëzimi i ligjit është zgjidhja për studentët.




EMISIONET