Lame jep tapitë për 110 familje në Durrës: Denonconi ata që iu kërkojnë para

Lame jep tapitë për 110 familje në Durrës: Denonconi ata

110 familje janë pajisur me lejet e legalizimit të një pallati në lagjen nr. 2 në qytetin e Durrësit. Ka qenë vetë Artan Lame i cili i ka dorëzuar lejet e legalizimit duke kërkuar që qytetarët e pranishëm të njoftojnë të afërmit e tyre dhe miqtë të cilët kanë prona të ngjashme për t’i legalizuar.

Lame bëri batutë teksa shpërndante leje e legalizimit dhe pyeste qytetarët nëse ndokush u ka kërkuar lekë për përfitimin e dokumentacionit dhe duke iu referuar me batuta punonjësve të Kadastrës.

Ai falenderoi kryetaren e bashkisë për bashkëpunimin dhe ndihmën në projekt duke prezantuar dhe risitë në teknologjinë e e-albania në të cilën kishte qytetarë të cilët kishin aplikuar për dokumentacion dhe e kishin marrë atë brenda 24 orëve.

Artan Lame: ''Janë 110 familje që përfitojnë nga ky projekt. Na thoni nëse ju ka kërkuar njeri lekë. Pra mjafton të ndiqen procedurat. Në këtë proces ka qenë i nevojshëm bashkëpunimi me Bashkinë Durrës, prandaj dua t’i jap fjalën dhe kryetares së Bashkisë, Znj. Emirjana Sako.''

Emirjana Sako: ''Janë rreth 3000 apartamente që po shqyrtohen për tu pajisur me dokumentin e pronesisë, pra janë në proces shqyrtimi dhe vlerësimi. Procesi ka filluar dhe do të vazhdojë deri në fund të vitit dhe ndoshta pak më pas, por do të përpiqemi të punojmë në ritmin e duhur.''

Artan Lame: ''Disa prej certifikatave mund të merren nëpërmjet rrugëve elektronike,që do të thotë se për një pjesë të dokumentave mund të aplikoni online. Aplikoni dhe brenda 24 orëve merrni çertifikatën online.''

Qytetarët u shprehën të lumtur për marrjen e legalizimeve.

''Ndjehem shumë e lumtur që pas pothuajse prej 12 vitesh mundëm të marrim dokumentacionin kaq shumë të kërkuar. Falë procedurave që u ndoqën, ajo kohë duket tashmë mjaft e shkurtër për më tepër kur mendon që ka qenë shteti i cili erdhi tek me për këtë çështje.''

EMISIONET