Nishani video-konferencë me trupat në Afganistan: Ju jeni krenaria e kombit

Nishani video-konferencë me trupat në Afganistan: Ju jeni krenaria e

Në këtë fillim të vitit 2013,  Presidenti Bujar Nishani, njeheresh dhe  Komandanti i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Shqipërisë   sëbashku me Ministrin e Mbrojtjes Arben Imami dhe Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë Gjeneral Xhemal Gjunkshi ka uruar forcat paqëruajtëse në Afganistan. Përmes një video-konference , Nishani duke ju uruar një vit të mbarë për ta dhe familjet e tyre, u ka dëshiruar suksese në misionin e tyre dhe kthim shëndosh e mirë në familjet e tyre.

“Ju uroj një vit të mbarë. Ja keni rritur shumë emrin Shqipërisë dhe Forcave të Armatosura të saj. Gëzuar dhe një vit të mbarë për të gjithë.  Ju sot jeni atje në shërbim të cështjes më madhore, paqes, lirisë dhe sigurisë. Ju ushtarët na keni bërë ne shqiptarëve kudo që jemi të ndihemi krenarë. Ne jemi krenarë për ju, jemi të kënaqur dhe të lumtur që ju po kontribuoni përmes  sakrificës dhe profesionalizmit tuaj për sigurinë e popullit afgan. Përmes jush përshëndes të gjitha Forcat e Armatosura të Shqipërisë, po ashtu të gjithë aleatët me të cilët ju bashkëpunoni. Uroj familjet tuaja të cilat presin me padurim të ktheheni të suksesshëm” u shpreh Nishani.

Ndërsa Ministri Imami në fjalën e tij ka vlerësuar rolin e FA dhe reformave të ndërmarra në ushtri.

“Ju nuk ndodheni fizikish këtu po keni qenë krenaria e këtij kombi. Ai vend ku jeni ju,  ai popull meriton edhe sakrificat tona. Shqipëria ka më shumë ushtarë dhe forca sesa kanë kombet 10 milionëshe. Gëzuar për shumë vjet”.

Nga ana tjetër shefi i FA, gjeneral Gjunkshi garantoi Presidentin  Nishani se FA do të rrisë nivelet nga ato sasiore në cilësore.

EMISIONET