Iljaz Spahiu për Ora News - Zyrtarë kinezë zbarkojnë nesër në Tiranë, ja çfarë pritet të finalizohet
15/04/2017 - 21:55

Të dielën në Shqipëri mbërrin për një vizitë dyditore një delegacion prej 50 zyrtarësh kinez i kryesuar nga zëvendës.kryeministri.

Iljaz Spahiu, sinolog dhe ekspert për çështjet me Kinën tha në intervistën e mbrëmjes në Ora News se kjo është vizita më e rëndësishme që bëhet në Shqipëri që nga viti 1966.

Spahiu: Është një vizitë me një status të dyfishtë, vizita më e rëndësishme që bëhet në Shqipëri që nga viti 1966, para para 51 vjetësh ku vizita e fundit e një zyrtari të lartë kinez ka qenë ajo e Kryeministrit. Zëvendës/kryeministra kanë ardhur dhe përpara por ai vjen me një status të dyfishtë pasi është dhe anëtar i Komitetit të Përhershëm të Byrosë Politike të Partisë Komuniste që është kupola më e lartë drejtuese e vendit dhe kupola më e lartë vendimarrëse e Kinës.

Po ku konstaton rëndësia e kësaj vizite të delegacionit kinez në Tiranë?

Spahiu: E shoh rëndësinë e kësaj vizite në tre plane. Delegacioni i lartë kinez që viziton Shqipërinë tregon seriozitetin me të cilin Kina i trajton dhe i ka trajtuar marrëdhëniet me Shqipërinë si dhe dëshirën e saj për çuarjen përpara të zhvillimit të këtyre marrëdhënieve. Së dyti, kjo vizitë synon vënien e piketave për të ardhmen. Është një delegacion gjigand prej 50 vetash në cilin ka 5 Ministra dhe zëvëndës/ministra. Një rëndësi të veçantë kjo vizitë paraqet edhe për faktin se shpresohet që ti hapë rrugë mundësive të reja për bashkëpunime në projekte konkrete mes Shqipërisë dhe Kinës në kuadër të dy programeve mjaft të mëdha të iniciuara nga Kina siç janë mekanizimi i bashkëpunimit 16+1 dhe nisma “një brez një rrugë”. Kina me 16 vende të Europës lindore dhe juglindore dhe nisma “një brez një rrugë” që është rigjallërimi i rrugës së dikurshme të mëndafshit, ku Shqipëria është pjesë e kësaj rruge. Pritet të përfitojë kryesisht në investimet në infrastrukturë.

Spahiu vlërëson se orientimi politik i Kinës për të nxjerrë jashtë vendit kompanitë e saj është një avantazh për Shqipërinë.

Spahiu: Kina aktualisht është partneri i dytë tregtar i Shqipërisë, është vendi që ka investimet më të mëdha në Shqipëri. Vitin e kaluar kinezët kanë blerë koncesionin e aeroportit të Rinasit dhe gjithashtu kompaninë Bankers Petrolium, investime shumë të fuqishme ku Kina ka kaluar një shifër investimesh rreth 600 mln euro. Por prapë nuk janë të mjaftueshme. Dhjetra firma kineze kanë ardhur gjatë viteve të fundit për të eksploruar tregun shqiptar, për të parë bashkëpunimin mes dy vendeve. Kanë dhënë dhe mendime dhe projekte konkrete. Kryeministri Rama ka zhvilluar tre takime me Kryeministrin kinez në kuadër të 16+1 në të cilat janë diskutuar dhe mundësitë e bashkëpunimit në planin ekonomik, janë hedhur disa ide si Korridori Blu, në fushën e energjitikës, sidomos në fushën e infrastrukturës. Kina është fuqia e dytë ekonomike në botë. Orientimi politik i tyre është që ndërmarrjet kineze të dalin jashtë Kinës, kjo është mundësi dhe për Shqipërinë. Kina ka kapitale të mjaftueshme dhe një teknologji moderne dhe të tepërt që synon ta vërë në eficencë në vende të tjera. Kinezët dëshirojnë të investojnë në Shqipëri pasi nuk kanë hequr dorë asnjëherë nga miqësia tradicionale mes dy vendeve.

Spahiu foli edhe për dështimin e dy investimeve të Kinës në vendin tonë, të cilat nuk arritën të finalizoheshin, HEC-i i Bushatit dhe Rruga e Arbrit.

Spahiu: Kinezët kanë pasur marrëveshje për të investuar në vepra të mëdha, Hidrocentralin e Bushatit dhe Rrugën e Arbrit. Në dy këto investime duket se kanë dështuar. Nuk është kështu, por nuk kanë arritur të realizohen.Nuk mund të them për fajin e kujt. Kinezët në gjithë rajonin janë të pranishëm. Ajo që më vjen keq pse nuk janë realizuar, është thënë disa herë dhe zyrtarisht disa herë nga kinezët që prezenca e një kompanie të madhe kineze në Shqipëri do hapte rrugën për investime më të fuqishme të tyre në vendin tonë. Gjatë viteve të fundit me dhjetra kompani kineze kanë marrë kontakt me institucionet tona për të parë mundësinë e investimeve. Ka dhe një mendim të gabuar që Shqipëria duke qenë një vend i vogël, duke pas një orientim euroatlantik ndoshta investimet kineze muhd të rrezikonin. Mua më duket absurd ky lloj mendimi. Kina është sot investitori më i madh në Amerikë, investitor shumë i rëndësishëm në Europë, partner me NATO-n për sigurinë.

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Zgjedhjet 2017 – KQZ përcakton rregullat për ditën e votimit, rastet kur ndërhyn policia

Close