Aplikimet - Zyra e bashkëqeverisjes me qeverinë Rama, 231 qytetarë shfaqin interes
16/08/2017 - 19:34

Plot 231 qytetarë kanë aplikuar për tu bërë pjesë e bashkëqeverisjes në qeverinë “Rama 2” për katërvjeçarin e ardhshëm.

Shifrat u bënë me dije nga kryeministri Rama në fb, ku shkruan: “Kur mbeten edhe 10 dite nga afati fundor, numri i aplikimeve per t’u punesuar ne Zyren e Bashkeqeverisjes me Qytetaret ka shkuar 231”.

Rama falenderon të interesuarit per aplikimet e tyre sipas kerkesave te aplikimit, per te cilin rikujton se kerkohet Leter Motivimi (pse dua te punoj ne kete zyre) + CV + 2 letra rekomandimi te kandidatures (nga ish-dekane ose pedagoge te fakultetit ku aplikanti ka kryer studimet; punedhenes te meparshem; figura te respektuara te komunitetit ku aplikanti ka banuar apo banon aktualisht). Perndryshe aplikimi konsiderohet i pavlefshem.

Aplikimet jane te hapura deri ne 27 gusht.

Grupi i Punes per ngritjen e Zyres se Bashkeqeverisjes rikujton se të gjithe ata qe lexojne per here te pare per kete zyre te posaçme, e cila do te ngrihet menjehere me krijimin e qeverise se re, mund te marrin nje informacion te plote ne postimin nr.1 me te njejtin titull.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Turizmi, Prefekti ngre problemin e ujit, stafit mjekësor dhe kullat e rojës

Close