Siguria ushqimore - Zonat turistike në Lezhë nën monitorimin e AKU
07/07/2017 - 13:31 Nga: Elvis Hila

Vija bregdetare e Lezhës që tashmë është e mbushur me pushues vendas dhe të huaj në gjithë kapacitetin e saj, po monitorohet nga specialistët e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit për të garantuar cilësinë në tregtimin e produkteve dhe shërbimeve por edhe për të shmangur abuzimet. Inspektorët e AKU  që prej qershorit kanë vendosur 7 gjoba për subjektete që tregtonin pa standardet e kërkuara të sigurisë ushqimore.

Zonat turistike në qarkun e Lezhës janë vendosur nën monitorimin e Autoritetit Kombetar të Ushqimit për të garantuar sigurinë ushqimore.

Që prej nisjes së sezonit turistik inspektoret e AKU-së kanë intensifikuar kontrollet, ndërsa bëhet e ditur se gjatë muajit qershor janë vendosur 7 gjoba për subjektet që nuk plotesonin kushtet e tregtimit te produkteve.

Kuzhinat, fastfood-et dhe çdo produkt ushqimor që tregtohet në zonat turistike të Lezhës cilesohet i sigurt nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, ndërsa apelohet ndaj pushuesve dhe turistëve që të shmangin tregtarët ambulantë.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Edhe Presidenti Thaçi bën presion për ratifikimin e Demarkacionit dhe Asociacionit

Close