Lezhë - Zjarri në Manati rrezikoi shtatë banesa
17/07/2017 - 11:39 Nga: Elvis Hila

Një zjarr i fuqishëm ka rrezikuar djegien e shtatë banesave në Manati të Lezhës, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtrësi për shkak të erës së madhe dhe dendësisë së bimësisë. Terreni i thyer si dhe errësira e kanë bërë të vështirë ndërhyrjen, ndërsa krahas shërbimit zjarrfikës drejt Manatisë u nisën edhe Forca të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Mobilizimi i gjithë autoriteteve lokale bëri që dëmët të mos jenë në banesa, ndërsa familjarët ishin të gatshëm ti braktisnin shtëpitë e tyre për shkak të rrezikut.

Shef i Shërbimit Zjarrfikës në Lezhë thotë se kjo situatë u mor nën kontroll shpejt dhe pse me vështirësi ndërsa apelon për kujdes në këtë periudhë

Në terren ishte edhe Prefekti i Lezhës Eduard Ndreca,i cila tha se nësë zjarri nuk do vihej nën kontroll do kërkohej ndërhyrje nga ajri.

Zjarri mbrëmshëm ka dëmtuar rreth 5 hektarë pisha dhe shkurre,ndërsa vatrat aktive vazhdojnë ende, ku për shuarjen e të cilave janë të mobilizuar krahas zjarrfikëses edhe forca të ushtrisë.

/oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
ALUIZNI i vë shtëpinë në emër të vëllait, BOOM zgjidh problemin

Close