Bilanci - Zjarri në Çorrush të Fierit dogji mbi 4000 rrënjë ullinj
12/08/2017 - 11:30

Flakët që shpërthyen në fshatin Çorrush të bashkisë së Mallakastrës dogjën jo vetëm tre banesa të pabanuara por dhe 4 mijë rrënjë ullinj. Ky është bilanci që Emergjencat Civile publikuan sot.

Zjarri ra në një një sipërfaqe me shkurre, pisha dhe ullishte. Për të shuar flakët në vendngjarje shkuan zjarrfikësit e 3 bashkive si dhe forca ushtarake të cilat kanë shuar zjarrin.

“Si pasojë u dogj një sipërfaqe e madhe me shkurre dhe pisha, 3 banesa të pabanuara dhe rreth 4000 rrënjë ulliri”

Një 36-vjeçar, i cili dyshohet se është autori i zjarrvënies në fshatin Çorush në Mallakastër është shpallur në kërkim nga policia. Policia e Fierit thotë se bëhet fjalë për shtetasin L.L banues në lagjen “Bajraktari” të Mallakastrës. 

Sipas policisë, ky shtetas i ka vënë zjarrin një sipërfaqe të tokës së tij për të djegur disa barishte dhe për pasojë zjarri është përhapur duke shkaktuar dëme të mëdha.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close