Reagimi - Zjarret në Dropull, Shehu: Asistenca e Greqisë e rëndësishme
13/08/2017 - 11:39

Deputeti demokrat Tritan Shehu bën një analizë të situatës së zjarreve në Dropull, ku sot zona u zgjua më e qetë.

Shehu thotë se vështirësia për të përballuar situata të tilla treguan se kapacitetet teknike dhe logjistike të Shqipërisë janë shumë larg nevojave dhe kërkesave për të përballuar katastrofa të tilla.

“Qeveria në vend që të shpenzoje qindra miliona në koncesione shterpë e korruptivë, duhet të përgatisë infratrukturën përkatëse për të përballuar fatkeqësitë e tilla apo më të rënda- kjo është detyra e shtetit!” shkruan Shehu në një postim në facebook.

Nga ana tjetër ai spikat tre elemente që ishin thelbesore në dominimin e zjarreve aty dhe vlerëson si të rëndësishme ndihmën e Greqisë:

“1-Gadishmeria njerezore e puna e lavderueshme e personelit zjarrfikes te Qarkut, ushtarakeve, se bashku me strukturat e tjera aty, pavaresisht mungesave thelbesore.

2-Ndihma e dhene nga organet lokale si dhe nga vete qytetaret, perfshi edhe ata te ardhur keto dite per te kaluar pushimet.

3- Ndihma e mbeshtetja e cmuar e arritur nga strukturat perkatese te Greqise, tokesore edhe ajrore keto, qe luajten nje rol te rendesishem ne dominimin e situates, qofte nepermjet mjeteve, eksperiences apo mobilizimit njerrezor te tyre te treguar.”

Shehu e mbyll postimin e tij duke shtuar se i takon strukturave shtetërore të hetojnë shkaqet e zjarreve dhe dënimin e autorëve.

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close