Nisin hetimet - Zjarr në një qendër azilantësh në Gjermani, vdes shqiptarja 28-vjeçare
12/08/2017 - 11:53

Një 28 vjeçare emigrante shqiptare humbi jetën në një Qendër Akomodimi Refugjatësh në Gjermani, pasi kjo e fundit u përfshi nga flakët.

Flakët shpërthyen në katin e dytë të ndërtesës në Clemensheim të Bad Driburg-ut, pasditen e së premtes (11 gusht), rreth orës 16 e 30.

Janë ende të paqarta shkaqet e shpërthimit të flakëve në apartamentin e 28 vjeçares, e cila në ato momente ka qenë vetëm në dhomë.

Forcat e shpëtimit e kanë gjetur 28 vjeçaren të vdekur në krevat, ndërsa tre vajza të tjera të cilat jetonin me të në apartament nuk kanë qenë aty në momentin e shpërthimit të flakëve.

Mbi 120 forca të ndërhyrjes së shpejtë shkuan për të përballuar situatën ndërsa hetimet vazhdojnë shkruan media lokale nw.de

Dy pjesëtarë të forcave të shpëtimit kanë pasur probleme me frymëmarrjen dhe janë dërguar në spital

/Oranews.tv/ 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close