Gjakmarrja - Zgjedhjet në Shkodër me -700 vota, mbi 170 familje në ngujim
19/06/2017 - 16:34 Nga: Bepin Kolvataj

Në zgjedhjet e 25 qershorit rrezikojnë të mos e ushtrojnë të drejtën e tyre të votës rreth 700 votues në bashkinë Shkoder dhe disa bashki në veri të vendit.

Privues mbetet fenomeni i gjakmarrjes, ku mbi 170 familje jetojnë në kushte e ngujimi.

Kryetari i Misionit të Paqes dhe Pajtimit të Gjaqeve, Nikoll Shullani, apelon që të nderhyhet duke u marrë masa nga strukturat shtetërore, ndërsa shton se është i gatshëm të bashkëpunojë me shtetin për këtë problem.

Shullani thekson se keto familje jetojne ne kushte mjaft te renda, ndaj shteti dhe shoqëria ketë nuk duhet ta harrojne.

Vitin 2017 ai e cilëson si te parin vit qe nuk ka vrasje për hakmarrje.

Kryetari i Misionit të Pajtimit të Gjaqeve kërkon që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të krijojë kushtet qe edhe familjet ne hasmëri, te votojne me 25 qershor.

Edhe në zgjedhjet e shkuara ka patur shumë familje që nuk kanë marrë pjesë në zgjedhje qendrore apo lokale për shkak të këtij fenomeni.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Helikopterët e Vivas shuajnë zjarrin në pyjet e Rrogozhinës

Close