Zgjedhjet e 23 qershorit, fushata e kandidatëve të majtë
31/05/2013, 22:25
" frameborder="0" allowfullscreen>

Kandidatet per deputete te Partise Socialiste ne Berat jane ndalur ne komunen e Vertopit ku jane takuar me banoret e kesaj komune. Fidel Ylli gjate fjales se tij u shpreh se qeveria s’ka mbajtur asnje nga premtimet e bera ne kete zone.

Ne nje takim me fermere kandidati Blendi Klosi ka shpalosur programin e Partise Socialiste per bujqesine dhe lehtesirat qe ofrohen. Klosi eshte shprehur se ka ardhur koha qe te gjithe se bashku te punojme dhe te perpiqemi per nje jete sa me te mire.

Kandidati për deputet në Gjirokastër, Erion Veliaj, ka pohuar gjate nje takimi me emigrantet ne Janine, se PS është e vetmja forcë politike, që nuk ka për kompleks emigracionin ashtu sikurse PD.

Kreu i Partise Socialdemokrate Skender Gjinushi ka hapur fushaten elektorale ne qarkun e Lezhes, ku ka prezantuar ekipin garues te kesaj force politike qe kryesohet nga Agustin Marku.

Ndalesa e radhes e kandidatit te Partise Socialiste ne Lezhe, Arben Noka, ka qene ne fshatin Torovice te komunes Balldre, ku ju ka bere thirrje atyre qe te votojne Partine Socialiste me qellim qe dhe kjo zone te rilinde pas 21 vitesh harrese.

Kandidati i Partise Socialiste per qarkun e Fierit, Ilirjan Celibashi, ka vijuar takimet me banoret e lagjes “Kastriot” dhe “16 prilli”. Celibashi pasi ka degjuar problematikat qe shqetesojne qytetaret ka kerkuar voten e tyre per Rilindjen.

Kandidati per deputet i qarkut te Fierit, Petrit Vasili, ka marre pjese ne nje feste te organizuar nga te rinjte e LRI. Gjate fjales se tij, Vasili theksoi se te rinjte jane forca e vetme qe mund te ndryshoje kete vend. Ne takim ishin te pranishem edhe kandidaet e tjere te LSI, Robert Bitri dhe Ornela Zonja.

Gjate nje takimi Gjirokastër, kantidati per deputet i LSI-së, Vangjel Tavo ,ka bere me dije perpara banoreve se LSI ka nje program te qarte per punesimin, promovimin e parqeve industriale dhe duke shpallur zona te lira ekonomike.

Kandidat i per depuetet i Levizjes Socialiste per Integrim, Shkelqim Selami, ka zhvilluar nje takim me te rinjte e qytetit te Vlores, ku ka vene theksin tek forca e madhe qe kane te rinjte per ndryshim.

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Komento

Current ye@r *