Reagimi - Zëvendësoi anëtarët e bordit, dekanët kundër vendimit të Karabinës
16/08/2017 - 14:00 Nga: Manjola Hasa

Katër dekanë të universitetit të Tiranës; Dekani i Juridikut, ai i shkencave sociale, i gjuhëve të huaja dhe ekonomikut përmes një letre publike e konsiderojnë të paligjshëm vendimin e ministres Karabina për të zvenduauar kryetarin dhe antarët e bordit të administrimit të Këtij Universiteti.

Ky qëndrim vjen pas shkresës publike të kryetariy të Bordit të Administrimti të UT Ervin Demo, që e quan tërsisht të paligjshëm dhe cenues të autonomisë universitare veptimin e Karabinës.

Dekanët janë shprehur në komentet e tyre se është e patolerueshme të cenohet në këtë mënyrë organi kolegjial bordi i administrimit të universitetit përmes një urdhëri jo transparent.

Artan Hoxha:  “Kete vendimmarrje dhe kete urgjence per te vepruar shpejt e ne menyre jo transparente, e shoh ne vazhden e tentativave per te ulur reputacionin e UT dhe dobesuar autonomine e tij. Eshte e patolerueshme dhe e palejueshme qe me autonomine e Institucionit me te madh te arsimit te larte, te luhet nga kushdo qofte, brenda apo jashte institucionit. Urdheri i Ministres eshte jo transparent dhe godet rende autonomine e adminstrimit te Universitetit”.

Edmond Rapti, Dekan Shkencat Sociale: “Une mendoj se ky akt shkel autonomine universitare te funskionimit te organeve kolegjiale qe menaxhojne jeten akademike dhe financiare te UT. Keto shkelje mendoj se duken ne disa momente. Keshtu: Ne keto kushte, mendoj se ky veprim i ndermarre ndaj BA te UT shpreh hapur cenimin e pavaresise dhe funksionimit te ketij organi kolegjial ne UT.

Artur Sula, Dekan Gjuhet e Huaja:Ministria teknike duhet ta ketë të qartë tagrin dhe kohën në të cilën ajo do të jetë në atë detyrë dhe te kujdeset mos të largohet që aty për faqen e saj të zezë!
Po ju them hapur te dashur kolegr se do mbetem i patundur nr qëndrimin tim të prerë për të mbrojtur UT nga paligjshmëria,dhe nuk do të lejoj e pranoj qe askënd të guxoj qoftë edhe vetëm të dëmtoj imazhin e UT e jo më të cënoj jetën dhe zhvillimet dinamike te brendshme të tij nder për mua qe i perkas që nga viti 1991″

Dhori Kule, Dekan i fakulteti të Ekonomisë: “Bordi eshte organ kolegjal me vete me kompetenca te qarta, i konstituuar, me kryetar te zgjedhur, dhe nese ministrja kishte shkrese per bordin ja dergonte kryetarit te BA dhe jo rektorit.

Ne keto kushte, ne emer te Ligjit dhe te mbrojtjes se interesave te UT kerkoj qe ti kthehet mbrapsh shkresa ministres teknike duke i kujtuar që të mos guxojë të tallet me autonominë dhe reputacionin e UT pasi nuk do te lejojmë askënd nga jashtë apo brenda UT të cënojë legjitimitetin kushtetues te funksionimit të Institucionit Simbolte Dijesper shqipetaret brenda dhe jashte kufijve të Shqipërisë”.

Drejtuesit e fakulteteve shprehen se nuk do të lejojnë akënd të cenoj veprimtarinë e organit kolegjial me zvëndësime dhe largime thjeshtë politike.

Gjithashtu akademikët i kërkoj institucioneve më të larta të ndërhyjnë në kohë për të ndaluar keto vendime, sipas tyre, në kundërshtim me ligjin dhe reformën e arsimit të lartë.

Ndërkohë Rektori i Universitetit të Mjekësisë Arben Gjata i tha Ora News se ka kërkuar ngritjen e veprimtarisë së bordit deri në sqarimin e plotë të situatës.

Reagon Ministria e Arsimit- Ministria e Arsimit ka reguar për herë të parë ndaj këtyre zvëndësimeve të bëra në bordet e institucioneve të arsimit të lartë.

Sipas Ministres Karabina, ndryshimet janë bërë në mënyrë ligjore, në përputhje të shqetësimeve të autoriteteve drejtuese të këtyre universiteteve dhe garanton mbarëvajtjen e këtij procesi.

Ministrja e Arsimit thotë se distancohet nga burimet disinformuese të përdorura nga segmente të caktuara të lidhura me interesa personale korruptive dhe garanton bashkëpunim me të gjithë institucionet e arsimit të lartë, si dhe transparencë të plotë të të gjitha veprimeve në shërbim të monitorimit të standardeve të cilësisë së arsimit të lartë në vend. 

/Oranews.tv/ 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Turizmi, Prefekti ngre problemin e ujit, stafit mjekësor dhe kullat e rojës

Close