Reforma ne drejtesi - Xhafaj: Në komisionet e vettingut mund të ketë njerëz të papërshtatshëm
19/06/2017 - 14:49 Nga: Everest Dedaj

Fatmir Xhafaj, i cili drejtoi punën parlamentare për reformën, në një dalje të posaçme për mediat tha se me vettingun, drejtësia ka hyrë në një rrugë pa kthim, ndërsa sipas tij segmente të politikës dhe gjyqtarëve të korruptuar kanë kohë që e ndjejnë frikën.

Xhafaj: Sapo ka nisur faza e dytë e këtij procesi historik, ajo e zbatimit të reformës në drejtësi për të përgatitur fazën tjetër të rëndësishme, pastrimin e politikës nga njerëz të korruptuar, ndëshkimin e të gjithë atyre që me vite kanë cenuar dhe abuzuar me jetën, pronën dhe taksat dhe pasuritë e shqiptarëve.

Xhafaj është skeptik dhe bie dakord dhe me opinion publik, për disa emra të përzgjedhur në dy organet e vettingut, por në këtë pikë ai paralajmëron:

Xhafaj: Dua të jem i sinqertë. E mirëkuptoj këtë lloj skepticizmi dhe e pranoj. Ka arsye që ta kenë. Ky është një proces i vështirë, është vetëm fillimi i këtij procesi. Është bërë një përpjekje shumë e mirë për të përzgjedhur më të mirët, natyrisht midis të tyre mund të ketë ndoshta edhe njerëz të papërshtatshëm. Ngelet për t’u provuar në ditët në vijim, por unë jam shumë i bindur, se nëse ka të tillë, shumë shpejt, edhe ata nuk do të jenë më pjesë e këtyre strukturave.

Deputeti socialiste komentoi dhe padinë e dytë në Gjykatën Kushtetuese për ligjin e Vettingut, duke thekuar se kjo është është përpjekje e pa shpresë e korporatës së korruptuarve për të shpëtuar.

Xhafaj: Korporata ka bërë sulmin e radhës ndaj reformës, por është një sulm për t’u keqardhur, pasi ligji për Vettingun sipas meje, është një gjë e gjykuar, e ka gjykuar Gjykata Kushtetuese.

Si ish-ministër i Brendshme, Xhafaj, komentoi dhe akuzat e Levizjes Socialite Për integrim, duke thksuar se policia as nuk te bën dhe as nuk të pengon të jesh forcë e parë politike.

Xhafaj: Policia nuk të bën forcë e parë dhe as nuk të pengon të jesh forcë e parë. Ka pasur disa ngjarje, të cilat në dijeninë time i është referuar Prokurorëve dhe askush nuk u kërkon hesap prokurorëve, të cilët duhet të zbardhin sa më shpejtë.

Deputeti socialist që drejtoi për 3 vite punën parlamentare për reformimin e gjyqësorit, shpreson që 25 qershori të jetë dita që do të hapë epokën e njerëzve të drejtësisë.

Opozitës aktuale, Xhafaj, i njeh vetëm dy merita për këto proces, votimin në 22 korrik të draftit kushtetues dhe votimin vettingut, pjesa tjetër sipas tij ka qenë vetëm tentative për te penguar reformën.

/Ora News.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Arkapia nga Elsa Demo – “Arkivi i Filmit, shteti kundër vetes”

Close