Reagimi - Xhafaj, Basha: Nishani në lartësinë kushtetuese, thirrje Ramës e Metës
19/03/2017 - 22:31

Vonë në mbrëmje nga çadra e protestës, Lulzim Basha reagoi për qëndrimin e Presidentit Bujar Nishani dhe për faktin që nuk e refuzoi dekretimin e Fatmir Xhafës si ministër i Brendshëm. Sipas Bashës, Nishani, veproi “në lartësinë e tij kushtetuese”.

Basha: Me një akt atdhetar dhe kushtetues, Presidenti i Republikës bëri paralajmërimin më të qartë për çdo shqiptar të përgjegjshëm, për të gjitha forcat politike, duke qëndruar në lartësinë e tij kushtetuese, por duke i bërë një thirrje të qartë Edi Ramës dhe Ilir Metës; të tërheqin sa nuk është vonë kandidaturën e hetuesit xhelat dhe të hapin dialogun politik me opozitën, dialog i cili ka dhe do të ketë vetëm një temë; qeverisjen teknike për zgjedhje të lira dhe të ndershme.

Kreu demokrat komentoi edhe deklaratën e kreut të qeverisë se vendi do shkojë në zgjedhje edhe pa opozitën duke i kujtuar Ramës se duhet ta harrojë të shkojë në zgjedhje pa opozitën.

Basha: Edi Rama me monologun e tij foli sot për zgjedhje pa opozitën. Le t’i themi nga ky shesh se zgjedhje pa opozitën nuk ka dhe nuk do të ketë. Le t’i themi se zgjedhje me Edi Ramën kryeministër, apo me Fatmir Xhafën ministër të Brendshëm nuk ka dhe nuk do të ketë.

Nishani: Xhafaj i papërshtatshëm si ministër, por vendos Kuvendi

 

/Ora News/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
“Fetucini me fileto pule dhe kerpudha”

Close