Ceremonia - Xhaçkës i urojnë suksese. “Ministria e Mirëqënies, parashkollë politike”
20/03/2017 - 11:21

Olta Xhaçka e dekretuar prej ditës së djeshme ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nis punën me urimin e dy  ish ministrave, Blendi Klosi dhe Erion Veliaj në ceremoninë që u zhvillua sot në nënshkrimin e paktit kombëtar të mirëqënies sociale.

Blendi Klosi i dorëzoi stafetën Olta Xhaçkës për drejtimin e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë duke i uruar dhe suksese në këtë detyrë.

Suksese i uroi dhe Erion Veliaj, i pari i cili mori drejtimin e kësaj ministrie pasi koalicioni PS-LSI  fitoi zgjedhjet e qershorit 2013.  

Veliaj i cili u dorëhoq nga posti i ministrit për tu bërë kryetar bashkie i Tiranës e quajti një parashkollë politike drejtimin e kësaj ministrie

Erion Veliaj: Kjo është një nga ato ministritë që realisht është parashkollë politike. Mbaj mend që ministria trajtohej si një kusur që i jepej një aleati të vogël thjesht për t’u marrë me këta varfanjakët, njerëzit me ngjyrë, mezi ecin dhe trajtohej në mënyrën më diskriminuese, vetë ministria, imagjino njerëzit me të cilët merrej kjo ministri

Xhaçka nuk mund të mos përshëndeste  kryeministrin për detyrën që i ngarkoi gati tre muaj para zgjedhjeve të qershorit.

“Jam e nderuar për këtë mundësi të dhënë. Falë vizionit të Edi Ramës e punë së shkëlqyer të Erion Velisë dhe Blendi Klosit.. “

Ndërkohë kryeministri, Edi Rama, ironizoi me çadrën e opozitës, që sipas tij mban njerëz të paaftë për të qeverisur.

Ai tha se Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë nuk është më një “xhep fallco”, siç ka shërbyer për më shumë se 20 vite për qeveritë, por është shndërruar në një institucion social në ndihmë të qytetarëve.

/Oranews.tv/

 

 

 

 

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Njësia elitë amerikane që do të vrasë Kim Jong-un?

Close