Vrau dajën e shokut në Bathore, arrest me burg për 16 vjeçarin
20/03/2017 - 15:45

Gjykata ka dhënë masën arrest me burg për Ledian Canin, 16 vjeçari i cili vrau dajën e shokut dy ditë më pare në Bathore, ndërsa burg me afat u dha edhe për të atin e Ledianit, Rasim Cani. 

Për 16-vjeçarin tjetër, i cili u përfshi në konflikt, Klaudio Preçi gjykata vendosi masën detyrim paraqitjeje.

Si ndodhi ngjarja: 

Sherri ka nisur fillimisht mes dy 16 vjeçarëve Ledian Cani  dhe Klaudio Preçi për motive të dobëta.

Në konflikt janë përfshirë më pas dhe dajat e adoleshentit Klaudio Preçi, Aleksander Barlika, Altin Barlika ndërsa në mbrojtje të adoleshentit tjetër ka ardhur i ati Rasim Cani.

Fillimisht ata janë konfliktuar me mjete të forta me njëri-tjetrin dhe më pas konflikti është përshkallzuar në përdorim të armëve të zjarrit informon policia.

Sqarimi i policisë

Shtetasit Aleksander Barlika (Bajrami) dhe Altin Barlika (vëllezër ndërmjet tyre) të shoqëruar dhe nga nipi i tyre K. P., kanë nxjerrë një armë tip pistolete dhe kanë tentuar të qëllojnë ndaj shtetasve L. C., D. C. dhe Rasim C., ku në këtë kohë duke përfituar nga gjendja e rremujës së krijuar, shtetasi L. C., ka marrë një armë gjahu, tip cifte me të cilën ka qëlluar shtetasin Aleksander Barlika i cili ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të marra dhe demtime të lehta trupore shtetasi Altin Barlika”

/Oranews.tv/

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
Promises for agriculture, PM: We will invest more; we will fight to receive 71 seats

Close