LSI cakton deputetët për komisionet parlamentare
13/09/2017 - 13:43

LSI cakton deputetët për komisionet parlamentare

Edmond Haxhinasto dhe Përparim Spahiu, Gledion Rehovica në komisionin e Ekonomisë

 Nasip Naço në komisionin e Ligjeve

Endrit Brahimllari pjesë e komisionit të Sigurisë

Lefter Koka, Robert Bitri, Agron Çela dhe Edmond Panariti në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.

Në komisionin e Shëndetësisë anëtarë Vangjel Tavo dhe Floida Kërpaci. Petrit Vasili kryetar.  

Monika Kryemadhi caktohet në komisionin e Jashtëm

Shezai Rrokaj dhe Kejdi Mehmetaj caktohen te komisioni i Arsimit

PD i dha LSI-se nje nga tre komisionet qe i takojne opozites. LSI do drejtoje Komisionin e Shendetesise 

Ndërkohë PS do të mbledh nesër kryesinë për caktimin e deputetëve në komisione.  

Sot ne 18:00 Ruçi therret kryetaret e grupeve parlamentare

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka thirrur sot në orën 18:00 kryetarët e grupeve parlamentare për të caktuar seancën e radhës.

Ndërkohë grupet parlamentare duhet të caktojnë kryetarët e komisioneve dhe shpërndarjen e deputetëve, votimi i të cilëve do të bëhet në seancën e radhës.

Sot në orët e para të mëngjesit, pas një seancë maratonë prej 22 orësh, Kuvendi miratoi me 78 vota pro dhe 51 kundër kabinetin “Rama 2” dhe programin politik të saj.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Masa yndyrore sa 11 autobusë nën Londër

Close