Operacioni - Vlorë, sekuestrohen rreth 500 kg drogë në Gjirin e Dafinës
11/01/2017 - 16:30

Një ngarkesë prej 500 kg lëndë narkotike, kanabis sativa është gjetur në Gjirin e Dafinës në Vlorë.

Gazetarja e Ora Neës Jerola Zijaj informon se lënda narkotike dyshohet se ishte lënë aty që më pas të transportohej gjatë natës drejt brigjeve të Italisë.

Burime nga policia kufitare e Vlorës konfirmojnë për Ora News ngarkesën e sekuestruar.

Forcat delta dhe policia po kontrollojnë zonën ndërsa mësohet se lënda narkotike ishte vendosur në 20 çanta dhe ishte paketuar në pako 1 kilogramëshe

(Foto: Ilustruese)

/Oranews.tv/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
City hall’s investments, Mayor inspected work for construction of 23rd playground

Close