Vlorë, në zonën ku punohet për by pass-in, asnjë tabelë
17/02/2017 - 16:03 Nga: Jerola Ziaj

Punimet infrastrukturore ne qytetin e Vlorës, si rasti i By Pass-it  janë rrezik i vazhdueshëm për aksidente rrugore. Aty ku mbaron autostrada Levan-Vlorë,

mungesa e sinjalistikës informuese për kantieret e ndërtimit , pulsoret e dritës për natën apo dhe tabelat fosforeshente mungojnë thuajse totalisht duke e bërë te pamundur orientimin  e drejtuesve te mjeteve.

Jo me larg se dy ditë më parë nje drejtues mjeti humbi kontrollin duke rene ne brendësi të një kanali të hapur për ndërtimin  e bypass-it të Vlorës, aksi lidhës me autostradën Levan-Vlorë.

Vetëm pas aksidentit punëtoret e firmës se ndërtimit të By Passit kane nisur pajisjen e zonës me sinjalistiken perkatese.

Vetëm pak kohë më parë, për shkak të mungesës së sinjalistikës gjatë punimeve përgjatë Lungomares, humbi jetën në aksident një 18 vjeçar.

 

/Ora News/

 

 

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Artikull i Rekomanduar:
BOOM denoncon skandalin: Zbulohet skema e ndërhyrjes në shortin e Administratives(Emisioni i plotë, 20 mars 2017)

Close