Vlorë, i sëmuri mendor i jep fund jetës me armë gjahur
16/07/2017 - 21:40

Një 52-vjeçar nga Vlora është vetëvrarë më armë gjahur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20:40 të së dielës në fshatin Babicë e Madhe.

Policia thotë se “në banesën e tij është gjetur i vetëvrarë me armë gjahu shtetasi F.A., 52 vjeç.Viktima është konstatuar i pajetë nga të afërmit e tij dhe sipas deklarimeve të para të tyre dyshohet se personi vuante nga shëndeti mendorë.”

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme për zbulimin e rrethanave të ngjarjes.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Gjoba mbi 500 euro për turistët që ndotin qendrën

Close