Nisin hetimet - Vlorë, nëna vdes gjatë lindjes në maternitet
10/08/2017 - 19:31

Një gruas 35-vjeçare mësohet  se ka humbur jetën gjatë lindjes.

Ngjarja ka ndodhur në maternitetin e Vlorës, ndërsa Prokuroria lokale ka nisur hetimet lidhur me këtë rast.

Sipas informacioneve spitalore gruaja  ka ndërruar jetë nga një komplikacion që ka pasur gjatë lindjes, të quajtur tramoline.

Ndërkohë mësohet se fëmija i lindur është në gjendje të mirë shëndetësore.

Prokuroria e rrethit ka nisur hetimet dhe po punohet për të zbardhur shkaqet e vdekjes së gruas 35-vjeçare.

Njoftimi i policisë

Më datë 10.08.2017, rreth orës 18:00 Salla Operative Vlorë është lajmëruar nga Spitali Rajonal Vlorë se  shtetësia A.B., 35 vjeçe, banuese në Vranisht-Vlorë, pasi ka kryer lindje natyrale ka ndëruar jetë në sallën e Reanimacionit pas një komplikacioni mjekësor që i është shfaqur. Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe po kryhen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
Basha: Sot Edi Rama e shiti Saimir Tahirin për të shpëtuar lëkurën e tij

Close