Vlorë, 53-vjeçari i jep fund jetës duke u varur me litar
16/07/2017 - 18:13

Një 53-vjeçar nga Vlora i ka dhënë fund jetës pasi është varur me litar në banesën e tij. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës rreth orës 17:10 në lagjen “Lirimi” të qytetit. 

Policia thotë se “viktima është shtetasi me inicilae N.H. Në momentin e kryerjes së aktit, personi ka qenë i vetëm në banesë dhe është konstatuar i pajetë nga fqinjët.”

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje duke kryer veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave.

/Oranews.tv/

Të parët për lajmin e fundit. Ndiqni Oranews.tvFacebook dhe në Twitter

Read previous post:
ALUIZNI i vë shtëpinë në emër të vëllait, BOOM zgjidh problemin

Close